Meghan Markle dhe princi Harry vetëm dje e hapën profilin e tyre në Instagram, dhe llogaria e ciftit mbretëror me emrin @SussexRoyal, po bën namin! Brenda gjysëm orës së parë, numri I ndjekësve mbërriti në 150 mijë , ndërsa sot shënon 2,3 milionë, një rekord i vërtetë!!! David Beckham, Gëyneth Paltroë dhe princesha Eugenie, ishin nga të parët që u hodhën në veprim!!!
Fotot e para arriten 955 mijë pëlqime. Më parë me veprimtarinë e ciftit merrej adresa zyrtare e pallatit mbretëror @KensingtonRoyal, faqe që kjo që kujdeset dhe për princin William dhe Kate Middleton. Vendimi i fundit për të patur një profil të veçantë u mor pasi Harry dhe Meghan kanë vendosur të jetojnë jetën e tyre të ndarë nga William dhe Kate.Fotoja e profilit e llogarisë paraqet dy inicialet e ndërthurura të çiftit nën kurorën mbretërore. Shkrimi është në ngjyrë të bardhë nën sfondin blu.



















