Ndërsa babi Saimir Kodra ka qenë në studio duke përgatitur puntatën e radhës të programit që moderon, në paskuintë ai pati më të shtrenjtin e më të veçantin vizitor, të birin Aleksandër.
Për pak minuta, 9-vjeçari ka marrë kamerën dhe ka xhiruar të atin teksa moderonte, ndërsa nëpërmjet disa postimeve në instastory, bashkëshortja e Saimirit, Ada ka zbuliar se ky pasion i Aleksandrit për kamerën nuk është krejt rastësisht.
Gjyshi i Aleksandrit të vogël (nga i cili ai ka marrë edhe emrin) Aleksandër Kasneci, ka qenë një ndër operatorët kinematografikë më të mirë të Ish-Kinostudios, e po ashtu edhe gjyshja Diana Diamanti ka qenë po aq e njohur dhe e talentuar si operatorja e vetme grua e Ish- Kinostudios, ndërsa pasioni për kamerën është trashëguar më tej tek djali Vasken (daja i Aleksandrit)…
“Se disa pasione trashëgohen”; ka shkruar Ada në një postim ku duket i vogli me kamerën në sup duke xhiruar brenda studios së emisionit “Stop”.
Të jetë ky profesioni i ardhshëm i Aleksandrit?!



















