KreuCelebrity

Foto Paparac/ Kapen ‘mat’ Erik Fullani dhe vajza e Majlinda Bregut!

 

Prej javësh po përflitet për një romancë mes djalit të ish-Guvernatorit Ardian Fullani dhe vajzës së politikanes Majlinda Bregu, dhe dyshimet lindën pasi u pa se dyshja postonin foto të Instagram nga të njëjtat vende.

Erik Fullani dhe Kejda Ajazi mendohet se po përjetojnë një histori dashurie së bashku, e ndonëse ata ende nuk kanë konfirmuar asgjë, faktet e reja që po dalin çdo herë e më shpesh, duket se po ‘tradhëtojnë’ çiftin.

Së fundmi “Iconstyle” ka siguruar disa foto të Erikut dhe Kejdës teksa janë fotografuar në një prej bareve të Tiranës nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke bërë në një farë mënyre një konfirmim të lidhjes së tyre.

 

Gjithsesi nga ana e dyshes, deri më tani nuk ka patur asnjë reagim rreth këtij lajmi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF