Është fans i madh i aktorit të humorit dhe Gent Zenelaj ia provoi vogëlushi 10 vjecar se e meriton admirimin e tij. Me një tortë gjigande, Genti shkoi në klasën e Sonit dhe e surprizoi gjatë orës së mësimit. “Surprizë për një shokun tim të vjetër ..ai vërtetë bën 10 vjeç por jemi shokë prej kohësh. EDHE 100 SONI”, shkruan aktori në profilin e tij në Instagram, ku ka publikuar videon e tij emocionuese, ne te cilen shihet përqafimi i ngrohtë që i fal vogëlushi.
Dhe këtë urim, atij ia bëjmë dhe ne: edhe vite të bukura Soni!!!



















