Një deklaratë e bërë në resvistën “People”, ku u duk se Angelina Jolie e la të hapur opsionin për të kandiduar për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë që rrjeti të ziejë.
“Kurrë mos thuaj kurrë”; u shpreh jolie teska u pyet nëse ajo do të kandidonte ndonjëherë për postin e kryetares së SHBA-ve.
Krahas aktrimit dhe regjisë në kinematografinë Hollywood-jane Angelina Jolie njihet edhe për kauzat e shumta që mbron si një ndër ambasadoret e të drejtave të njeriut, ndaj nëse ajo do të hidhte kanditaturën për Presidente të SHBA-ve me siguria do të siguronte miliona vota nga fansat e shumtë që ka fituar gjatë gjithë karrierës së saj.
Sa i përket jetës private, që prej divorcit nga Brad Pitt, për aktoren dhe regjisoren e bukur të Hollywood ende nuk ka patur një romancë të re (të paktën ajo vetë nuk ka pranuar se ka dikë tjetër në zemrëne saj), ndonëse thashetheme dhe ‘zëra’ kanë qarkulluar.



















