KreuCelebrity

Ish Miss Tropoja, aktore me tre fëmijë: “ Në Shqipëri, prej mëmësisë nuk m`u dha asnjë shans“!!

Është e famshme në Kosovë me rolin e “Xhbanes“, tek seriali “O sa mirë” . Por në Shqipëri, Arjola Demiri gjeti dyer të mbyllura. Shkaku?  Ishte nënë dhe si e tillë, konsiderohej që nuk mund t`I përballonte situatat si të tjerat.

“ Që para 4 vjetesh insistova shumë që të hyj në treg dhe nuk lashë audicion pa marrë pjesë. Por nuk m`u dha  mundësia, nuk m`u dha shansi dhe kjo ishte ajo që më dhimbte më shumë  sepse në shkollë isha vlerësuar gjithmonë me role kryesore dhe e diplomuar me notën 10. Më dhimbte që nuk më jepnin një shans, ka rrëfyer ajo tek “Rreze dielli“.

Është e vështirë për shkak të pamundësive që nuk të jepen, për shkak të disa rrethanave që jeta mund të të sjellë rreth e rrotull, është e vështirë të jesh femër në Shqipëri, realisht, ka shtuar Arjola duke treguar kështu me keqardhje përse profesionalisht të paktën, ndihet më mirë atje ku është sesa këtu.