KreuCelebrity

FOTO/ Brenda festës së 2-vjetorit të djalit të Adelina Ismajli!

 

Djali i këngëtares Adelina Ismajli ka festuar 2-vjetorin e lindjes, ndaj mami e babi janë kujdesur që t’i përgatisin të voglin Uliks një festë të bukur ditëlindje. Ndonëse mami Adelina ka zgjedhur të mos publikojë asnjë pamje nga ditëlindja, babi Vali ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram foto nga ambienti festiv, ndërsa ka shkruar një urim për Uliksin nën foto.

“Të don mami dhe babi, jetofsh i lumtur gjithmonë”; ka shkruar Vali në foton ku duket i biri i ulur para tortës së ditëlindjes në formën e personazhit të animuar “Mickey & Mouse”.

Një dekor me tullumbace, qirinj, e ëmbëlsira të ndryshme, kanë krijuar një ambient tejet të këndshëm për Uliksin që sapo mbushi vitin e dyë të jetës.

Edhe 100 vogëlush!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF