Ka qenë e ftuar tek “ Rudina“ në Tv Klan, e aty ish deputetja e LSI-së, Silva Caka rrëfeu momentin e vështirë, që erdhi si një tronditje e vërtetë për të. Ish casti kur mësoi një vit më parë se i ati vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai megjithatë shqetësim më të madh kishte fëmijët, të cilëve u kishte dhënë një këshillë. “Po vinim nga Lushnja, ai ndaloi makinën dhe na renditi të gjithëve (motra e vëllezër). Fjalia që mbaj mend ishte: ‘Keni gjithmonë njëri-tjetrin, pavarësisht gjithçkaje’, tregoi ish deputetja. Emocionet ishin shumë të forta për të dhe u përlot, duke treguar kështu qartë se sa të vështirë e kishte të fliste për këtë gjë.



















