Aurela Gace, përpos vokalit të saj të jashtëzakonshëm, e ka treguar se di të jetë e vecantë edhe kur vjen fjala tek stili. Këngëtarja ka eksperimentuar vazhdimisht me pamjen e saj, duke u përpjekur të tregojë se është origjinale në preferencat e veta. Por ajo paska qenë dhe shumë avangardë sic e tregoi me disa foto të nxjerra nga arkiva: që në vitin 1998, mbante ngjyrën neon, që konsiderohet shumë në modë sot.
“Na lajmëruan se kishte dalë fosforeshentja këtë vit. Ç’na gjeti me këto trendet që nxjerrin. Kam hapur akivat. Isha fosforeshente nga koka tek këmbët, por këtu dukeshin edhe thonjtë prandaj nxorra këtë. Mirë tani që na lajmërojnë çfarë del e çfarë duhet të veshim, e kush po i vesh, e që duhet ta ndjekim nga pas, po atëherë ku e merrnim këtë lloj informacioni nuk e mbaj mend. 1998. Puthje”,- ka shkruar Aurela në krah të fotos së vjetër.



















