Pirro Çako ishte ftuari i Rudina Magjistarit, ku foli për rikthimin e tij në muzikë si kantautor pas 7 vitesh me këngën “Sekreti im”. Këtë dalje, megjithatë, kantautori e përdori edhe për t` kujtuar të atin, Gaqo Cako me një dedikim prekës.
Babai, tha ai, dhe familja, ishin nxitja kryesore për këtë rikthim timin. Por në mesin e rrëfimeve të tij, Pirro tregoi dhe një sekret: kënga më e dashur e të atit, sic tha, ka qenë “Udhët e atdheut na thërrasin“ , dhe Gaqo aty duket e ka ndryshuar një rresht të tekstit, nga “ biro ardh I bardhë“, në “ Pirro, ardh I bardhë“.
Edhe mua vetë, vonë ma ka treguar këtë detaj u shpreh kantautori, por ta dëgjosh me kujdes, është aty, dhe këtë e konsideron një kujtim shumë të bukur.



















