Bëri xhiron e mediave rozë lajmi se djali I Jozefina Topallit ishte diplomuar në Milano, duke kënaqur kështu pa masë familjen e tij. Genari I përfundoi me sukses studimet e larta, dhe si ai, ashtu dhe e ëma e cilësuan këtë një ditë tejet të bukur për ta.
Por ndërsa postimi I tij ka marrë shumë pëlqime, aty ra në sy dhe një “Like“ I papritur: ai vinte nga Eva Murati.
Moderatorja bukuroshe ka qenë në një lidhje dashurie me Genarin, por cifti thuhet se I ka dhënë fund romancës. Eva disa kohë më parë I fshiu të gjitha fotot e saj ku shfaqet me Genarin dhe madje as për ditëlindje nuk i bëri një urim publik në profilet e saj në rrjetet sociale.



















