KreuCelebrity

Ana e panjohur e Brikena Priftit, folëses së lajmeve në Tv Klan!

Ajo është çdo ditë në ekranin e televizionit Klan, në edicionin e lajmeve të mesditës, teksa përçon nga studio të rejat më të fundit, nga vendi, rajoni e bota.

Brikena Prifti është një imazh i ri në radhën e folëseve të lajmeve, por që nëse e sheh jashtë tavolinës së studios informative, kush nuk e njeh mund të mendojë se brunia simpatike është ndonjë modele.

Shtati i gjatë, linjat e rregullta dhe tiparet e ëmbla në portret me siguri e kanë bërë Brikenën që modelingun dhe fotografinë t’i ketë hobi dhe kjo vërehet qartë në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ndonëse profesioni të cilit ajo i dedikohet është gazetaria.

Përtej xhaketës dhe portretit serioz që ja dikton minutazhi gjatë përcjelljes së lajmeve tek shikuesi, në jetën e përditshme Brikena është si çdo vajzë e moshës së saj. I pëlqen të vishet bukur, të dalë me mikeshat, të bëjë foto, ndërsa në çështjet e zemrës bukuroshja e lajmeve, duket se nuk ka ende asgjë të re, që të mund ta ndajë me publikun.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF