Në 18 prill, do të ketë një event në kremtim të 90 vjetorit të lindjes së Princeshës së Monakos, Grace Kelly. I biri, princi Albert, ia bëri dedikimin që tani. I ftuar në studion RFM, ai bëri një rrëfim që tregon shumë mbi karakterin e të ëmës.
“ Ajo që më ka befasuar gjithmonë ishte mirësia e saj, bujaria e saj e madhe si e mendjes, ashtu dhe e zemrës; ajo ishte gjithmonë e gatshme për të dëgjuar dhe për të ndihmuar të tjerët“, këto ishin fjalët e princit të intervistuar nga Bernard Montiel. Grace Kelly, nga aktore me një karrierë të suksesshme në Hollivud, u kthye në princeshën e Monakos pas martesës me princin Ranier III prillin e vitit 1956.
Së bashku ata patën tre femijë, Caroline, Albert dhe Stephanie. Ajo vdiq ne 14 shtator 1982, një ditë pasi ishte përfshirë në një aksident të rëndë rrugor.



















