Kim Kardashian I habiti të gjithë me deklaratën se do të vazhdonte studimet për juridik, kur u tha se nuk kishte mbaruar tamam as gjimnazin! Ylli I reality show-t u tha fansave se gjesti I saj tregon që nuk është kurrë vonë të ndjekësh ëndrrat e tua ( sigurisht, në rastin e saj nuk ështe dhe aq e vështirë, ëndrrat mund të blihen në ditët tona. Por ka dhe yje të tjerë të cilët kanë ndjekur të njëjtën rrugë ( këta kanë mësuar vetë):
– Gerard Butler – aktori simpatik duket mjaft I hedhur, por tek shkolla qenka shtuar e ka zgjedhur këtë degë serioze
– Andrea Bocelli, kush e mendonte që tenori Italian me famë botërore paska qenë I prirur nga ligjet?
– Julio Iglesias- I madhi Iglesias paska një histori të cuditëshme: ka qenë student juridiku, por pas një aksidenti me makinë mbeti I paralizuar për tre vjet, e gjatë kësaj kohe zbuloi talentin e vet të jashtëzakonshëm për muzikë. Por në 2001-shin, bëri c`bëri iu rikthye shkollës dhe e mori diplomën!!
– Rebel Wilson- aktorja mjaft popullore ka studiuar për juridik në fillim, dhe madje besonte se do të bëhej një avokate e suksesshme. Por tre vjet pas përfundimit të studimeve, I doli fati në aktrim!



















