Këngëtarja e njohur shqiptare ka qenë gjithmonë një tip mjaft I shkathët e sportiv, dhe duket se prirjen e saj drejt sportit e ka trasheguar dhe vajza, Grace. Përmes postimit të disa fotove në rrjetet sociale, Aurela Gace tregoi se e bija qenka mjaft e apasionuar pas “Kung Fu“-së, e paska arritur të marrë dhe rrip të verdhë!!
Në një kohë kur jo pak fëmijë e kalojnë kohën mbyllur pas televizorit, smartfonit apo video lojrave, është e këndshme të shohësh që ka vogëlushë që merren me aktivitet fizik, I cili është tepër I rëndësishëm për rritjen e shëndetshme të tyre. Dhe Grace e tregoi veten, se rripi I verdhë nuk fitohet dhe aq lehtë!



















