KreuCelebrity

Libri i radhës i autores së “ 50 hijeve të Greit“, flet për një vajzë nga Kukësi!!!

Nuk kanë munguar kritikat për krijimin e fundit të autores së “50 Shades of Grey”, EL James për portretizimin që I bën aty shqiptarëve. Libri I ri I saj quhet “The Mister” dhe rrëfen historinë e një pastrueseje të varfër shqiptare, e cila ashtu si një “Hirushe“ moderne, lidhet me një aristocrat anglez. Vajza, që në libër përshkruhet si një viktimë  e bandave kriminale dhe trafikut të qënieve njerëzore, është më origjinë nga Kukësi, sipas shkrimtares.

Ajo e përshkruan Alesia Demaçin si një vajzë një injorante, dhe shqiptarët e tjerë I tregon që të gjithë si kriminelë të rrezikshëm dhe trafikantë femrash. Ndaj librit reagoi ashpër Qirjako Qirko, ambasadori shqiptar në Londër, I cili tha se romani krijon perceptime negative dhe se është shumë larg realitetit të Shqipërisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF