Kryeministri i Kosovës ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në programin “Në kurthin e Piter Pan”, ku përballë ‘gazetarëve’ të vegjël që ndodheshin përballë tij, Ramush Haradinaj u tregua më sportive se kurrë. Krahas rrëfimeve rreth sfidave dhe Luftës në Kosovë, Haradinaj ju përgjigj edhe pyetjes ‘thumbuese’ se cilën do më shumë bashkëshorten apo nënën.
“Cilën do më shumë, Anitën apo nanën”; e pyetën kryeministrin Kosovar, ndërsa përgjigja e tij prej kavalieri të vërtetë.
“Nanën! E di pse? E dua edhe Anitën shumë, shumë, por nana ka mbetur pa babën tash, kështu po i jap më shumë dashni asaj!”; u shpreh Ramushi ndërsa përgjigja e tij rrëmbeu duatrokitjet e publikut.