Ai u bë i njohur verën e kaluar me këngën “Mike”, bashkëpunim mes Elvana Gjata, Ledri Vulaj dhe këngëtarit të ri John Shahu, këngë e cila u kthye në hit. Zëri karakteristik i John Shahu, nuk la askënd indiferent, duke bërë që djaloshi i ri të kthehet shumë shpejt në një emër tejet i lakuar. John ka fituar fansat e tij, që janë kuriozë për të mësuar rreth jetës private të këngëtarit simpatik.
Duket se artisti i ri ka lajme të reja në çështjet e zemrës, pasi ‘iconstyle’ ka zbuluar se Shahu ka krjuar një romancë me modelen Megli Haskaj, një emër jo i panjohur duke qenë se bukuroshja ka marrë pjesë në disa videklipe shqiptare.
Megjithatë nga ana e dyshes nuk ka asnjë foto së bashku në rrjetet sociale, që të përforcojë edhe më dyshimet për një lidhje të mundshme.



















