Aktori Nik Xhelilaj duket se po përjeton momentet më të mira në karrierën e tij. I ndodhur mes Gjermanisë dhe Turqisë në role të ndryshme në filma e serial tejet të suksesshëm, më në fund edhe publiku shqiptar do të keët mundësi të shohë aktorin e talentuar në një serial turk, madje edhe në rol protagonist.
“Qyteti i humbur” quhet seriali që do ta risjellë Nikun për publikun e vendlindjes së tij, e që me shumë mundësi do të gozhdojë shikuesit para ekranit të Tv Klan.
Ky produksion është realizuar në vitin 2012, ndërsa shumë shpejt thuhet se do vijë në ekranin shqiptar.



















