Lidhja e moderatorit të njohur Italian Giancarlo Magalli dhe Giada Fusaro kishte shkaktuar një skandal të madh; diferenca e moshës mes tyre është gati 50 vjet; ai 75, ajo 22. Në fillim, ai pretendonte se ishte thjesht miqësi, por tani e rrëfen vetë lidhjen dhe së fundi, edhe ndarjen.
Shkaku, sipas drejtuesit të «I Fatti Vostri» , ishte pikërisht hendeku I moshës mes tyre dhe stili shumë I ndryshëm I jetesës, që vjen gjithashtu si pasojë e saj. Giancarlo e Giada u njohën përpara disa kohësh gjatë një puntate të «I fatti vostri»: ajo ishte një kampione e re karateje që rrefente ngacmimet seksuale të mësuesit të vet kur kishte qenë 12 vjec, dhe aty lindi afrimi i tyre.



















