Sapo ka hyrë në muajin e tetë të shtatzënisë, por këngëatarja Rona Nishliu preferoi ta mbajë private pritjen e ëmbël, duke e zbuluar vetëm pak ditë më parë, teksa prezantoi albumin e ri e bashkë me të edhe lajmin se artisja ishtë shtatzënë.
Daljen e parë më barkun e rrumbullokur Nishliu e pati mbrëmjen e kaluar në koncertin promovues të albumit që e ka quajtur “Mindil”. E pyetur nga programi “Mirage”, 33-vjeçarja nuk ngurroi të flasë për herë të parë edhe për shtatzëninë.
“Ky ka qenë një koncert shumë i veçantë për mua, sepse tashmë dihet që gjendja është tjetër, jam vetë i dytë në skenë dhe përgjegjësia është shumë më e madhe, pasi ndërthuret me kujdesin dhe limitet, por mendoj që ja dolëm. Jam munduar ta mbaj veten në aktivitet gjatë gjithë kohës, gjithsesi në perforancën ‘live’ të koncertit një farë droje ka egzistu, por mendoj që ja dola”; tregoi mami në pritje për emoconet e përjetuara teksa performoi ‘live’ në skenë në muajin e tetë të shtatzënisë.
Nora dhe bashkëshorti i saj Flori lidhën kurorë në shtator të 2018-ës!



















