KreuCelebrity

Urimi i Bleros në 9-vjetorin e vajzës do t’ju bëjë të shkoni të përqafoni fort babin!

 

“Unë mund të gjej një ditë princin tim, por ti do të mbetesh Mbreti im”! Sa shpesh ja keni thënë këtë shprehje babit tuaj?

Marrëdhënia e babait me vajzën është speciale, e duke se këngëtari Blero dhe e bija Tara janë shumë të lidhur me njëri tjetrin.

Vogëlushja feston sot ditëlindjen e saj të nëntë  dhe babi, pasi e ka ftuar për një darkë vetëm të dy, pasi ora ka prekur mesnatën ai ka surprizuar Tarën me një tortë me persoanazhin e saj të preferuar, si dhe  fishekzjarre mbi të, për ta bërë edhe më festive mbrëmjen,  duke e emocinuar shumë vogëlushen sykaltër.

Ndërsa pak çaste më parë, babai krenar ka postuar një urim të gjatë e të ndjerë kushtuar së bijës në 9 vjetorin e lindjes.

“Tara Muharremi,  urime ditlëindjen bija ime! 
Dashuri, Emocion, Ngrohtësi, Inteligjencë gjitha këto ti m’i dhuron mua dhe të gjithë njerëzve që i ke rreth teje. Por gjëja që unë e veçoj pak më shumë se tjerat vyrtyte tua është, që ti nuk je egoiste por je përlot jetë dhe kujdes ndaj tjereve. Karakteri që ti ke formuar është krenari dhe bekim nga Zoti. 
Do të jem Bab dhe Shok i yti për sa të kem jetë. Kurse ti dije që, kur të vijnë momentet e ndërlikuar në jetë, mundesh gjithmonë me thirr babin dhe babi rregullon gjithçka.Të Dua ma shume se vet jetën, gjithmonë do të jem SUPER BABI për ty”…

E dimë u prekët, gjithashtu edhe ne!

Tara është vajza e vetme e këngëtarit Blero, e cila ka ardhur nga martesa me aktoren Teuta Krasniqi.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF