Fustani I saj I tejdukshëm bëri bujë të madhe përpara tre vitesh, kur prezantoi Festivalin e 55 të Këngës në RTSH. U fol gjatë për veshjen tejet transparente të Ledina Celos, e cila pat thënë pak kohë më vonë për ABC News se i ishte dukur dhe vetë pak e ekzagjeruar, por ajo nuk e dinte këtë gjë përpara.
Tani në “ Xing“, këngëtarja rrëfeu se cili kishte qenë reagimi I të shoqit. “Ky është gabimi në Shqipëri që fatkeqësisht nuk bëhet asnjëherë provë gjenerale“, u shpreh ajo. “ . Jam shumë e sinqertë që nuk u bë asnjëherë një provë gjenerale. Kur pashë ritransmetimin e festivalit e pashë veten dhe nuk më pëlqeu. Nuk doja të isha ashtu. Unë kam qenë gjithmonë ekstravagante dhe nuk i paragjykoj artistet që e ekspozojnë veten. Por këtu nuk u bë një provë gjenerale dhe nuk u pa transparenca aq e madhe e fustanit”, tha Ledina, duke shtuar : ““Kur u ktheva nga festivali thashë obobo ç’do më thotë bashkëshorti. Ma tha me stil: E teprove pak. Mos dil kaq shumë”!!!!!!!!



















