Ai është një ndër reperat më të pëlqyer shqiptar, sidomos për publikun femëror, por krejt papritur vjen një lajm jo fort i mirë për fansat e Ledri Vulaj.
Këngëtari ka anuluar të gjitha koncertet dhe këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i tij Faton Shoshi, por pa dhënë një arsye se çfarë e ka detyruar reperin që të heqë dorë nga të gjithë koncertet që kishte në axhendë.
Kënga e tij e fundit është “Menemadhe” në bashkëpunim me Lyrical Son dhe Mc Kresha, që arriti miliona shikime në youtube dhe u dëgjua dhe vazhdon të dëgjohet.



















