Ishte goxha I rëndë aksidenti që pësoi në muajin janar në Tropojë; makina e saj ra nga një lartësi prej 24 metrash dhe juristja shpëtoi për mrekulli. Por Eni nuk ishte vetëm në mjetin tip Audi Q5; atë e shoqëronte mikesha e vet ( dhe kusherirw), ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri.
Eni rrëfeu tek “Rudina“ ne Tv Klan, se e kuptoi që dicka nuk shkonte mirë me makinën; ajo si drejtuese mjeti prej shume vjetësh, e nuhati këtë gjë- ishte një problem frenash. Në momentet e rrëshqitjes, halli I saj më I madh ishte fakti që po përfshinte në këtë situatë të rëndë një njeri tjetër. “Edit, më fal“, kanë qenë fjalët e saj. “Aksidentin e kam harruar, por jo atë që më the“, ka rrëfyer vetë Edita.



















