KreuCelebrity

Xhejsoni i “Kurthit të Piter Panit“ përplas Olti Currin me Alketa Vejsiun: “ Meriton të paguhet, jo të shndërrohet në lypës“!!!

Shumë e lavdëruan vizitën që bëri Alketa Vejsiu tek shtëpia në fshat e Xhejsonit, apo “ tarameles“ ; moderatorja do të tregonte më vonë e përlotur se e kishte bërë këtë me shumë modesti, duke kujtuar e përfolur sesi ishte rritur në një shtëpi të ngjashme. Ajo e bëri të qartë se  dëshironte që publiku të kontribuojë sadopak “për t’i sistemuar shtëpinë vogëlushit”.

 

Por veprimi I saj nuk e bindi Olti Currin e njohur për faktin që është tepër I drejtpërdrejtë dhe e thotë hapur atë që mendon. “Produksioni le të fusë më pak në xhep dhe të paguajë për atë që meriton ky personazh dhe do ja shndërrojë në ‘lypës’. Xheisoni meriton të paguhet më shumë se kushdo tjetër në atë spektakël sepse pa atë, spektakli do të ishte një funeral me sigla hapjeje dhe mbylljeje, asgjë më shumë“, tha ai përmes Instastory.

Alketa u përgjigj po përmes të njëjtë platformë me një shprehje të shkrimtarit të famshëm, Oscar Wilde: “Asnjë vepër e mirë s’mund të shkojë pa u ndëshkuar“, duke treguar kështu se pavarësisht gjestit dashamirës, gjithmonë do të ketë njerëz që do të paragjykojnë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF