“Nësë moda do të kishte qenë fe, Ana Wintour do të kishte qenë Papa” – thuhet mes rreshtave të librit “Djallivishet me Prada”, të autores Lauren Weisberger. Njëprofil drejtuar shefes së saj, Anna Wintour. Nëse e keniparë The Devil Wears Prada me Meryl Streep dhelexoni romanin në të cilin është bazuar filmi atëherëmund të keni dëgjuar për figurën reale që inspiroi këtë personazh.
Lajmi se kjo e fundit do të largohet nga ‘Vogue’, bëri xhiron në rrjet, duke zgjuar kërshërinë nësekryeredaktorja më e famshme në botë, do të hiqte dorë nga titujt e fituar për 30 vjet në botën e modës. Anna Wintour është padyshim një nga personazhet më të njohur dhe influentë në industrinë e modës, falëpozicionit të saj si krye-redaktore e revistës Vogue në SHBA.
Me pamjen e saj dalluese, flokët bob dhe sytë të mbuluar me syze të errëta, Wintour konsiderohet ngashtypi dhe kolegët e saj në industri si kampionia e stilitdhe bukurisë. Gjithsesi ajo edhe është kritikuar mbi personalitetin e saj dhe strategjitë në biznes. Duaje ose urreje, por nuk mund ta mohosh se Wintour cilësohet si mbretëresha e fushës së modës.
Jeta e hershme
Wintour ka lindur në Londër më 3 Nëntor, 1949, nga nënë amerikane dhe baba anglez. Dashuria e saj për modën ishte e dukshme që në rininë e saj kur rebelohej ndaj uniformës së shkollës dhe lexonte shumë revista mode.
Duket se karriera e saj si gazetare ishte gjenetike pasi i ati ishte redaktor i Evening Standard dhe madje ai i kishte thënë asaj se një ditë ajo do të bëhej kryeredaktore e Vogue. E vendosur për të realizuar‘profecinë’ e të atit ajo aplikoi për punë në sektorin e modës pasi braktisi shkollën dhe filloi si asistente editoriale në disa revista në Londër. E karakterizuar nga shija e hollë dhe organizimi i seancave fotografike inovative ajo i ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierrës së saj duke kaluar në punë më të mira gjatë viteve.
Në 1975 Winotour u vendos në New York si pjesë e planit për tu bërë kryeredaktorja e Vogue, por para kësajajo punoi si redaktore e modës në Harper’s Baazar dhe revistën New York. Gradualisht ajo tërhoqi vëmendjen falë talentit të saj të jashtëzakonshëm në bashkëpunim me fotografët më të mirë të kohës, artistët e make-upit dhe stilistët e flokëve. Ëndrra e babait të saj u realizua më 1988 kur Conde Nast, shtëpia botuese e Vogue iofroi pozicionin e kryeredaktores së Vogue. Vizioni iWintour për Vogue ishte të eksploronte të ardhmen e modës dhe të edukonte lexuesit mbi tema me interes të modës. Puna e saj u vu re në nëntor të 1988-ës kur nëkopertinën e Vogue u shfaq një modele që mbanteveshur një xhaketë shumë të shtrenjtë të modës së lartëshoqëruar me një palë xhinse me çmim të përballueshëm. Që prej asaj kohe Vogue ështërishpallur me statusin si pioner falë editorialevemadhështore dhe artikujve me vlerë që nuk botoheshinnëse nuk plotësonin standartet rigoroze të Wintour.Përveç detyrës si kryeredaktore, ndihmon dhe talentet e rinj në fushën e modës.
Pavarësisht rëndësisë së saj në fushën e modes,Wintour nuk ishte e njohur derisa u publikua The Devil Wears Prada në 2003-shin e shkruar nga asistentja e saj Lauren Weisberger. Pavarësisht pretendimeve të Weisberger se personazhi i Miranda Priestly, nuk bazohej te ish-shefja e saj, shumë njerëz pjesë apo jo, e industrisë së modës mendojnë se Wintour ishte inspirimii romanit për personazhin kryesor antagonist duke marrë parasysh se personazhi kryesor është kryeredaktore e një reviste shumë të njohur mode. Kurnë 2006-ën doli versioni film i librit, profili i Wintour u bëmë publik saqë çdo njeri në New York e njeh tashmë kurajo hyn në ndërtesat e Vogue.
Duke përdorur filmin në avantazhin e saj ajo aprovoi njëfilm-dokumentar të quajtur The September Issuedrejtuar nga R.J Cutler. Cutler dhe ekipit të tij ju dha liri e plotë mbi jetën e Wintour, dhe jetës profesionale të drejtoreshës kreative të Vogue Grace Coddington dhegjithashtu një pamje të prapaskenave mbi krijimin e numrit të ri të Shtatorit. Dokumentari pati shumë kritika, pasi ndihmoi në krijimin e një profili human të Wintournë sytë e publikut të gjerë dhe gjithashtu u vu në pahaftësia e saj si kryeredaktore dhe biznesmene.
Jeta personale
Nga martesa e parë e Wintour me psikiatrin e fëmijëveDr. David Shaffer lindën dy fëmijë Charles dhe Katherine Shaffer. Pas divorcit nga Shaffer ajo është në një lidhjeme biznesmenin e njohur Shelby Bryan.
Wintour është filantropiste dhe administruese e MuzeutMetropolitan Të Artit ku kryen detyra organizative dheMet Gala-në çdo vit. Jashtë sektorit të modës ajo ështëmbështetëse e shumë bamirësive si kërkimi mbi AIDS, dhe është përfshirë në politikën Amerikane duke ndihmuar në fushatat elektorale të Barack Obamës dheHillary Clinton.
Kontributet e Wintour në fushën e modës në shkallëglobale i kanë mundësuar asaj një sërë arritjesh nëkarrierrë. Në krye qëndron caktimi i saj si drejtoreshaartistike e Conde Nast në 2013-ën duke i dhënëpërgjegjësi në menaxhimin e publikimeve të Vogue.
Një tjetër arritje është edhe vendimi i Muzeut Met Gala për të ndërtuar një godinë të quajtur: qendra e kostumeve Ana Wintour, në të cilën ndodhenkoleksionet e Costume Institute financuar nga Lizzie dheJonathan Tisch. Arritja e saj më e fundit është caktimiDamme Comander of the Order nga mbretëreshaElizabeth II në 2017-ën.
Edhe nëse do të largohet apo jo nga Vogue, emri i Ana Wintour, do të mbetet si një busull orientimi për modën, krijimtarinë e stilistëve të rinj e të vjetër, sepse ajo ka ditur të gdhendë profilin e saj me një intuitë të pagabueshme.



















