KreuCelebrity

Dy muaj pas ditëlindjes, Brad Pitt dhuratë 79 milion dollarësh për Jennifer Aniston

Më 11 shkurt aktorja Jennifer Aniston festoi 50-vjetorin e lindjes, ndërsa paparacët mundën të fiksonin edhe pjesmarrjen e ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt në festë.

Ndërsa kanë kaluar 2 muaj nga ditëlindja, Brad Pitt është treguar më shumë se bujar me dhuratën luksoze që i ka bërë ish-partneres së tij, me të cilën tashmë thuhet se ka  një marrëdhënie miqësore.

Aktori simpatik i Hollyëood, i ka dhuruar mikeshës së tij, një shtëpi që vlen 79 milion dollarë. Thuhet se Brad ka blerë shtëpinë në të cilën ata jetuan së bashku kur ishin të martuar, por që çifti e nxorri në shitje kur u ndanë.

Asokohe u tha se ka qenë pikërisht shitja e vilës që e thelloi edhe më shumë dhimbjen që Jennifer pati nga divorci me Brad. Një dhurate e tillë nuk kishte si të mos emociononte aktoren, e cila më në fund ka në dorë çelësat e shtëpisë së saj të ëndrrave…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF