Blake Lively surprizoi kur u shfaq në premierën e ‘Dedetive Pikachu’, me barkun e rrumbullakosur. Aktorja e serialit “The gossip girl” parakaloi tapetin e kuq krah bashkëshortit Ryan Reynolds e veshur me një fustan të verdhë të theksuar.
Çifti erdhi në teatër të kapur për dore dhe tejet të qeshur, teska për herë të parë bënë publike edhe lajmin e ëmbël se shumë shpejt ata do të bëhen prindër për herë të tretë, ndërsa gjininë e bebit nuk kanë preferuar ta zbulojnë.
Dyshja janë prindër edhe të dy vajzave James 4 vjeç dhe Inez 2 vjeç, ndërsa familjen e tyre ata kanë preferuar ta mbajnë private, duke u shfaqur shumë rrallë në publik.
Blake dhe Ryan janë të martuar që prej vitit 2012.