KreuCelebrity

Këngëtari i njohur shqiptar baba për herë të parë!

I njohur për ritmet karakteristike që banda “Offchestra” në të cilën Sezgin Curi është vokalist, këngëtari i ri nga Kosova kësaj here vjen me një lajm të ëmbël nga jeta private.

Bashkëshortja e tij Teuta është shtatzënë dhe për herë të parë ka bërë me dije për ngjarjen e bukur që po ndodh në jetën e çiftit, duke postuar një foto me barkun e rrumbullakosur.


“Lumturia është rrugës” ka shkruar mami në pritje nën foto ndërsa dallohet qartasi se edhe shumë pak kohë duhet derisa çifti të bekohet me ardhjen në jetë të bebit.


Sezgin dhe Teuta u martuan vitin e kaluar!