Këngëtarja me famë botërore do të ketë edhe një shtëpi në vendlindjen e saj në Kosovë. Kanë qenë prindërit e yllit të pop-it që kanë publikuar foto nga banesa e re e familjes Ora në Prishtinë.
Një vilë tre katërshe, ku duket se mbizotëron stili arkitekturor londinez, është shtëpia ku Rita Ora dhe familja e saj do të kthehen herë pas here për të kaluar disa ditë pushimi, kur ata të mos impenjime në punët e tyre.
“Shtëpia është aty ku qëndron zemra. Megjithëse jetojmë në Londër është e rëndësishme për ne që fëmijët dhe brezat e së ardhmes të kenë mundësinë që të vizitojnë vendlindjen tonë, Prishtinën, në Kosovë”; ka shkruar Vera Ora në foton e shtëpisë publikuar në rrjetin social Instagram.



















