KreuCelebrity

Foto që po bën xhiron e rrjetit; I dashuri i Dua Lipa hutohet keq pas të pasmeve të J.Lo

Mbrëmjen e kaluar në New York u mbajt edicioni i radhës i Met Gala 2019, ku yjet e famshëm botëror parakaluan tapetin e kuq veshur përshtatur me temën që këtë vit ishte: “Camp: Notes on Fashion”, që kishte në qendër veshjet e ekzagjeruara e të çuditshme.

Këngëtarja kosovare Dua Lipa kishte debutimin e saj të parë në eventin e Met Gala, ndaj bukuroshja shqiptare ishte impenjuar maksimalisht për të patur një paraqitje dinjitoze.

Dua parakaloi tapetin e kuq e shoqëruar nga partneri i saj Isaac Carew.

Dhe meqë jemi tek i dashuri i Dua Lipës, një foto në të cilët ai shihet krejtësisht i fiksuar pas të pasmeve të Jennifer Lopez po bën xhiron e rrjetit.

Ndërsa Isaac po ngjiste shkallët e ambfiteatrit, ‘fati’ deshi që aty pranë të ishte diva J.Lo e cila po pozonte për fotografët…

Sigurisht para kësaj pamje i riu Carew nuk mund të rrinte indiferent. Dhe shumë faj nuk i vëmë të themi të drejtën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF