KreuCelebrity

Festojnë ditëlindjen në një ditë: Arbana Osmani uron Eduart Grishajn; ja si e quan!

Prej muajsh qarkullojnë thashetheme se moderatorja Arbana Osmani po jeton një romancë dashurie me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj.

Ndonëse nga ana e dyshes nuk ka patur asnjë konfirmim apo mohim rreth lidhjes së mundshme, komentet që moderatorja dhe regjisori bëjnë për njëri tjetrin në rrjete sociale shtojnë dyshimet se fjalët që qarkullojnë janë të vërteta.

Rastësia e deshi që Arbana dhe Eduarti të festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, pikërisht sot më 7 maj, kur Osmani feston ditëlindjen e saj të 36-të, ndërsa mosha e Grishajt nuk bëhet e ditur.

Ndonëse për ditëlindjen e saj nuk ka asnjë postim në llogarinë e saj në instagra, 36-vjeçarja pak minuta më parë ka uruar kolegun nëpërmjet një postimi në instastory, ku e quan atë binjak.

“Happy birthday tëin (gëzuar ditëlindjen binjak)”; ka uruar Arbana ‘binjakun’ e saj…

Çift ose jo, një gjë është e sigurt, që dyshja sot feston bashkë duke qenë se ndajnè të njëjtin ambient pune!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF