Duket se më në fund e bënë zyertare, Katie Holmes dhe Jamie Foxx janë bashkë dhe kësaj here e pranuan para miliona shikueve në Met Gala.
Të kapur dorë për dore çifti bënë parakalimin në tapetin e kuq, dhe dukeshin tejet rrëzëllitës e të dashuruar. Ndonëse Katie dhe Jamie mendohet se janë bashkë prej disa vitesh, deri mbrëmjen e kaluar ata nuk kishin bërë asnjë dalje publike, duke e mbajtur romancën e tyre tejet private.



















