KreuCelebrity

Urimi i Eduartit për Arbanën i vë vulën gjithçkaje!

 

Një urim aspak prej kolegësh, apo miqsh ka qenë ky i regjisorit Eduart Grishaj në ditëlindjen e 36-të të Arbana Osmanit. Ndonëse dyshja nuk ka pranuar, e as mohuar asnjëherë thashethemet për një romancë të mundshme mes regjisorit dhe moderatores, duket se pas fjalëve që Edi (siç rrethi I ngushtë e quan regjisorin), ka zgjedhur përë të uruar Osmanin, nuk ka më vend për të dyshuar.

“Arsye për të festuar ditëlindjen. Edhe 100 e rralla!”; ka shkruar Grishaj nën një foto të postuar në rrjetin social Instagram ku duket së bashku me Arbanën.

Pas këtyre fjalëve, tashmë vështirë se mund të ketë dyshime nëse dyshja janë bashkë apo jo, ndaj në një farë mënyrë Eduarti vendosi t’ja vërë ‘vulën’ një herë e mirë historisë së dashurisë me Arbana Osmanin.

Rastësia e deshi që Arbana dhe Eduarti të festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, pikërisht sot më 7 maj, kur Osmani feston ditëlindjen e saj të 36-të, ndërsa mosha e Grishajt nuk bëhet e ditur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF