Moderatorja na është dukur në formë të mirë fizike përherë, por me sa duket ajo preferon të dobësohet akoma më shumë, nda j I ka hyrë dietës “Keto“. Bëhet fjalë për një regjim që premton rezultate të shpejta, por kërkon dhe sakrifica të mëdha, aq sa këshillohet që personi të ndiqet edhe nga mjekët specialist. Në këto kushtet, vështirësia për ta ndjekur këtë lloj regjimi nuk është e vogël. Por si I bëhet kur të del dikush me cokollatë përpara?
“Dhe pasi nuk ke parë sheqer me sy për 21 ditë, as në kafe, gjen një fytyrë të lumtur duke ngrënë çokollatë pa leje”, ka shkruar Jonida ndërsa ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet vogëlushja e saj duke shijuar cokollatën në maksimum.



















