Ishte një postim i fundit i saj në rrjetet sociale që i dha vrull hamendësimeve: Hueyda, me një gotë shampanjë në dorë, thoshte se kishte “një lajm të mirë“, dhe kaq u desh që të bombardohej nga ndjekësit me mesazhe urimi.
Ata menduan se donte të rrefente shtatzaninë e dytë; Hueyda ka një djalë, Gabrielin, e ndërkohë po përjeton një lidhje mjaft të bukur dashurie me Tier, pas ndarjes nga I shoqi që e kishte berë të ndihej keq me etiketime të tipit “ e shëndoshë, apo përtace“.
Megjithatë, ajo vetë sqaroi se nuk është rasti, dhe se lajmi I mirë lidhej me faktin që një mikeshë e saj u bë zëvendëspresidente tek banka ku punon.“ Imagjino një shqiptare ka një post kaq të rëndësishme në një bankë në Luksemburg“, është shprehur ajo.



















