Më 6 maj Meghan dhe Harry sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, ndërsa sot bota më në fund njohu portretin e vogëlushit dhe foton e parë familjare.
Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Kate pak orë më parë dhanë intervistën e parë duke shprehur emocionet për pjestarin e ri të familjes së tyre. Duka i Kembrixhit u tha gazetarëve mbretërorë se ai ishte ” absolutisht i emocionuar , dhe mezi pret në ditët në vazhdim të përjetojë në mënyrën e duhur këtë emocion.
“Jam i lumtur të mirëpres vëllain tim në klubin e prindërve pa gjumë”; u shpreh xhaxhai i bebit të Sussex
Po ashtu tejet e gëzuar u shpreh edhe Kate Middleton
“Është një kohë kaq e veçantë dhe për Louis dhe Charlotte sepse ata sapo kanë pasur ditëlindjet e tyre, është kaq bukur që ka ardhur një fëmijë në jetë. Ashtu sic tha dhe William , ne shpresojmë që të takohemi me atë [Baby Sussex]sa më parë. Unë i uroj atyre më të mirat në këto javët e ardhshme. Është gjithmonë pak e frikshme hera e parë”.



















