KreuCelebrity

Katër muaj pasi u bë nënë, në pranga këngëtarja shqiptare; mbi të rëndojnë akuza të rënda!

Ajo u bë nënë për herë të parë më 18 dhjetor 2018, ndërs vetëm katër muaj më vonë për këngëtaren Loredana, bashkëshorten e reperit nga Kosov Mozik, ka ndodhur një ngjarje aspak e këndshme.

Ajo është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga autoritetet zviceriane dhe ka qenë portali “20 minuten” i cili ka zbuluar edhe arsyen e arrestimit të saj. Këngëtarja e njohur ka kërcënuar dhe kanosur  së bashku me vëllanë e saj  një çift zviceran rreth të 50-tave, duke u shkaktuar atyre një dëm financiar prej rreth 900,000 frangash.

“Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona. Thjesht çdo gjë që ne si njerëz të zakonshëm kemi punuar shumë për to. Për shkak të saj kam dashur ta vras veten”, është shprehur Petra Z.

Çifti zvicerian

Sipas portalit zvicerian, Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin Anna Landmann si avokate 29 vjeçare dhe sikur ishte e bija e një avokati të njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann. Duke qenë se paratë janë dhënë në dorë nga vëllai i këngëtares, akuza kundrejt tij është pushuar,por  faktet e transaksioneve bankare kanë bërë  të mundur që partnerja e Mozzik të përfundojë në pranga.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF