Duket se beqaria mori fund për aktorin e njohur të Portokalli, pasi këtë verë Gaz Paja do të celebrojë historinë e dashurisë me partneren tij nëpërmjet ceremonisë së dasmës.
Burime për news31.al kanë bërë me dije se çifti ka nisur përgatitjet e dasmës dhe organizimi i ditës së tyre të madhe ju është besuar Alketa Vejsiut.
Ndonëse Gazi dhe partnerja e tij Ira kanë preferuar ta shijojnë romancën e tyre larg syrit kureshtar të publikut, sa i përket dasmës duket se ajo nuk do të jetë aspak private, pasi thuhet se do të jetë një ceremony madhështore me shumë të ftuar.
Data e saktë e dasmës së aktorit ende bëhet e ditur, por me siguri në ditët në vijim do ta kemi një të tillë.



















