Ish Miss-I është kthyer në një moderatore të suksesshme sportive; ajo drejton prej kohësh emisionin e njohur “ Rubrika Sportive“, dhe me goxha sukses. Por Hygerta Sako duket dëshiron ta provojë veten edhe në një fushë tjetër: aktrimin. Ajo ka zbuluar për ndjekësit projektin e ri, serialin “Familja Kuqezi”, që transmetohet në platformën Tring, dhe të paktën nga fotoja e postuar, duket sikur do të vijë në rolin e një fallxhoreje.
Për siguri, më mirë të presim e të shohim se cfarë do të na servirë seriali!



















