Në daljen e parë publike pas lindjes së djalit Archie, Meghan Markle kishte zgjedhur një fustan pa mëngë, me një rrip në mes pothujse ngjitur pas trupit, duke mos u munduar aspak të fshehë barkun e mbetur nga lindja.
Veprimi i Dukeshës së Sussex për t’i treguar botës se si duket në të vërtetë barku i një gruaje që sapo ka lindur, u përgëzua nga njerëzit anekënd botës. Pikërisht zgjedhja e një fustani të tillë nga Meghan mendohet se ka ‘fshehur’ mesazhin e të qenit të vërteta pa rënë pre e presionit.
Mesazhi tjetër që mendohet se fshihte fustani i nënës së re, lidhet me dizajneren e fustanit, Grace Ëales Bonner e cila është themeluese e markës Ëales Bonner. Booner është një dizajnere e re, e rritur në Londër nga babai xhamajkan dhe e ëma angleze. Pra, me pak fjalë, Markle zgjodhi jo më kot një dizajnere me prejardhje nga dy raca të ndryshme, duke marrë parasysh sa e rëndësishme ka qenë për të përfaqësimi i origjinës së saj.



















