David Beckham nuk ka më patentë e duket se shkak është bërë një shkelje që ai vetë ka bërë gjatë kohës që ka qenë në timon! Një qytetar ka fotografuar ish- futbollistin teksa ai në ecje të ngadaltë të makinës ka qenë duke folur në telefon (gjë që është e ndaluar) dhe kaq ka mjaftuar që 44-vjeçarit t’i ndalohej përdorimi i patentës për 6 muajt e ardhshëm.
Ngjarja ka ndodhur teksa ai po drejtonte një Bentley në Londrën Qendrore në 21 nëntor të vitit të shkuar.
Sigurisht ai nuk ka kontenstuar aspak vendimin, ndonëse është shprehur se nuk i kujtohet kur mund të ketë ndodhur egzaktësisht incidenti në fjalë.
Epo taksirati Victoria-s ta shoqërojë me makinë bashkëshortin këto muaj që ai është pa patentë.



















