Vetëm pak ditë më parë portali zvicerian ’20 minuten’ publikoi një lajm sipas së cilit këngëtarja shqiptare Loredana Zefi ka zhvatur një çift 50-vjeçar zviceran, të cilët janë shprehur se shqiptarja sëbashku me të vëllanë kanë mashtruar çiftin duke i premtuar mbylljen e një pune (nuk bëhet e ditur për çfarë flitet konkretisht) duke i shkaktuar atyre një dëm financiar prej një milion franga.
Menjëherë instancat zvicerane kanë prangosur këngëtaren shqiptare, ndërsa ditën e djeshme ajo është parë së bashku me partnerin, reperin Mozik në aeroportin e Prishtinës.
Pak orë më parë Loredana ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen e përfolur.
“Ju ftoj që sot, më datë 10.05.2019 (e premte) në orën 12:00 në hotelin Emerald në Prishtinë, të vini në një konferencë për mediat, ku unë do të jem e pranishme me avokatët e mi, për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media të ditëve të fundit, lidhur me atë që ka ndodhur në të vërtetë në rastin në Zvicër,” shkruan reperja.



















