Është një prej femrave më të bukura të botës, e megjithatë, Charlize Theron, sot është vetëm. Përse? Aktorja 43 vjecare rrëfeu së fundi në emisionin ”The Late Late Show with James Corden”, se pjesë e problemeve të saj me meshkujt, është edhe mania e saj e tepruar pas rregullit dhe pastërtisë.
“Kam qartazi tendenca obsesiv-kompulsive“, -ka thënë ajo, -“ nuk më pëlqen ideja të kem shumë gjëra përreth, ose gjëra që nuk I përdor. Më shqetëson shumë“. Ajo tregoi sesi një herë I kishte hedhur në plehra këpucët një të dashuri, vetëm sepse nuk I pëlqenin! Dy ndër lidhjet më të bujshme të saj kanë qenë ato me Sean Penn dhe Stuart Townsend.



















