Ka premtuar surpriza Eneda Tarifa dhe duket, është e vendosur ta mbajë fjalën. Në një intervistë të improvizuar me një nga konkurrentët e “Top Talent”, ajo rrëfeu se po punon për dy materiale me dy artistë mjaft interesantë: për njërin, ka bashkuar forcat me Flori Mumajesin, dhe tjetrin me muzikantin dhe kompozitorin, Edmond Rrapi, vëllain e Salsano Rrapit.
Bashkëpunimet pritet të mbërrijnë tek publiku shumë shpejt; Eneda, që nga “Netët e klipit shqiptar” doli me cmimin “Interpretuesja më e mirë femër”, është zotuar të vijë jo me një, por me tre këngë të reja këtë vit!



















