Me shumë mundësi ai ka marrë shumë dhurata, por ajo që u bë publike për herë të parë ishte një ‘body’ për të voglin e sapo ardhur në jetë, dhuratë kjo nga princesha e Hollandës Margriet.
Ndonëse u bë baba vetem pesë ditë më parë, princ Harry-t i është dashur t’i kthehet detyrave, ku teksa ishte i ftuar këtë të enjte në “Invictus Games” nga ku mori dhuratën e parë publike për të birin Archie.
Eventi në fjalë që ka në qendër lojërat është krijuar nga vetë Harry, i cili u detyrua të lërë bashkëshorten dhe djalin vetëm, për të qenë i pranishëm në Holandë.



















