KreuCelebrity

Manjola Nallbani DIVA e vërtetë e muzikës shqiptare! Shkëlqen koncerti recital!

 

Nga Ilda Lumani

Foto: Fani Aliko

Qendra Kulturore “do të kumbojë” nga zëri i Manjola Nallbanit shkruante pak ditë më parë artisti Elton Deda në Facebook… Dhe dje, në 16 Maj Manjola Nallbani kumboji dhe depërtoji me zërin e saj në shpirtin e çdo njeriu, që ndodhej në sallë për të ndjekur ‘live’ DIVEN e vërtetë shqiptare në koncertin recital “Jetë me ju”!

Muzikë klasike, popullor dhe pop, tre zhanre që ishin kombinuar në një mënyrë fantastike rrisnin adrenalinën e publikut këngë pas kënge! “Habanera” nga opera Carmen çeli koncertin në shoqërimin e virtuozit shqiptar Eglant Hasa në piano! Pas elegancës, provokimit dhe magjisë që muzika klasike dhe interpretimi i Manjola Nallbanit përçoi të pranishmit në sallë e ndjenë se një natë e pakrahasueshme i priste!

Artistja, e cila moderoji në mënyrë të shkëlqyer gjithë mbrëmbjen u ndal tek hitet e saj, të cilat u shoqëruan nga publiku, që këndonte çdo këngë bashkë me të! Dy këngë të reja ishin surpriza e Manjolës në këtë koncert, këngë të cilat u mirëpritën dhe premtojnë të jenë hitet e reja të ikonës së muzikës. Këngët popullore të përpunuara me gjendjen që ato mbartin ishin një tjetër pikë kulmore e mbrëmjes!

Orkestra nën drejtimin e Elton Dedës, në përmbajtje, të së cilës ishin disa nga instrumentistët më të mirë në vend i dhanë vlerë këtij koncerti, që për adhuruesit e gjerë do të transmetohet së shpejti në ekranin e televizinit Klan! Të ftuarit specialë ishin zgjedhur po aq me sqimë nga artistja Nallbani! Kastriot Tusha, Shkëlzen Jetishi, Aurela Gaçe e Eli Fara me zërat e tyre plotësuan pazëllin e një koncerti unik, vlerë për artin shqiptar!

Qershia mbi tortë e koncertit ishte kënga “Kur e humba një dashuri”, një nga këngët më të mira të muzikës shqiptare ndër dekada, e cila theu dhe “protokollin” e koncertit! Ajo u këndua nga artistja së bashku me sallën, teksa me ovacion u kërkua të rikëndohej!

Lotë gëzimi dhe duartrokitje të gjata ishin prologu i koncertit të Manjola Nallbanit!

Faleminderit artiste e Rrallë që të kemi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF