Hapur, nuk e kanë pranuar asnjëherë, por Alina Kabaeva konsiderohet gjerësisht si e dashura e Vladimir Putinit. Ish gjimnastja 36 vjecare së fundi ka sjellë në jetë dy binjakë; ajo lindi në klinikën Kulakov të Moskës. Diferenca e saj e moshës me presidentin rus, është plot 30 vjet!
Thuhet se lindja ndodhi në datën 7 maj, e pikërisht në atë ditë, materniteti është ruajtur nga një numër befasues forcash sigurie. Më herët është përfolur se të dy ata kanë pasur dhe një vajzë bashkë, të lindur përpara katër vjetësh në Zvicër.
Lideri I Kremlinit ka dhe dy vajza nga martesa e mëparshme, Maria dhe Katerina.