
Prezantuesja Marina Vjollca feston sot, 17 Maj, ditëlindjen e saj dhe sigurisht që sapo akrepat kanë shënuar orën 00:00 të menjëhershme kanë qenë urimet dedikuar asaj. E përkëdhelura e ditës me siguri është emocionuar pa masë nga urimet që i kanë bërë 3 njerëzit e saj më të shtrenjtë në rrjetet sociale.
E motra, Luana Vjollca zgjodhi që përmes një videoje ku shihen të dyja të përqafuara duke treguar lidhjen e ngushtë me njëra-tjetrën i shkruan se pa Marinën ajo s’do ishte asgjë.
Bashkëshorti i prezantueses, reperi Getoar Selimi si rrallë herë publikoi një foto hot të saj shkëputur nga seti fotografik realizuar së fundmi duke i shprehur haptazi se sa e shtrenjtë është Marina për të.
Ditelindja jote eshte rilindje per mua ..Gezuar e shtrenjta ime ?
Sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe urimi i nënës së prezantueses, Maria, e cila me një foto nënë e bijë i uron qindra vite të bukura si tërësia e saj.
Jetgjtesia ime , ti dashuri e shpirtit gezofsh edhe 100 vite te bukura si vete teresia jote!❤️?













Si ta vishni crop top-in dhe të dukeni shik!



Horoskopi ditor, e hënë 13 maj 2019



